Një studim i kryer së fundmi në Suedi do t’u pëlqejë adhuruesve të verës, pasi sipas tij personat që konsumojnë të paktën gjysmë gote verë në ditë rrezikohen më pak nga depresioni.
Gjatë studimit janë studiuar zakonet e jetesës të 5,000 personave gjatë një periudhe 12-vjeçare, për të parë se si alkooli ndikon në gjendjen e tyre mendore.
Personat janë më të lumtur nëse konsumojnë 14 njësi alkooli në javë, ose ekuivalenti e 10 shisheve birrë dhe pak më pak se 10 gota verë. Ata që zgjedhin të mos pinë përfundojnë me 70% rrezikshmëri më të lartë ndaj depresionit.
Ndërkaq, mendohej se gratë në moshë të thyer ishin të rrezikuara ndaj konsumimit të alkoolit por është zbuluar se ishte një ndihmesë e madhe për moshën e thyer.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.