Studim

November 28, 2018 | 10:21

Studim / Gratë beqare dalin mesatarisht me 5 djem para se të kenë një lidhje serioze

Kohët kur gratë prisnin princin e tyre të kaltër tashmë kanë mbaruar, tani vajzat dalin dhe takohen me persona të ndryshëm që mund të bëhen kandidat për një marrëdhënie serioze. Për këtë arsye, shumë vajza shmangin marrëdhëniet e stuhishme, sepse duan të zgjedhin mirë dhe nuk duan të qëndrojnë me të parin që u troket në derë.

Kjo u demonstrua nga një studim i kryer nga portali i takimeve ‘eHarmony’, ku analizoi gratë dhe statusin e tyre dhe përcaktoi se gratë që nuk kanë një marrëdhënie romantike shpesh dalin me deri në pesë djem në të njëjtën kohë. Sipas kësaj, gratë e sotme nuk mbeten të kënaqura në momentin e angazhimit me djalin e parë, përkundrazi, ato pëlqejnë të takojnë meshkuj të rinj dhe të mbajnë alternativa të ndryshme.

“Gratë beqare vendosin të dalin me disa meshkuj në të njëjtën kohë në procesin e gjetjes së një partneri, por pa pasur një marrëdhënie specifike me askënd”, tha Nicoles McInnes, përgjegjëse e këtij hulumtimi.

Pa marrë parasysh se sa opsione keni, gjëja e rëndësishme është të dini se me çfarë lloj personi doni të keni një marrëdhënie dashurie.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top