Ndërkohë që disa gra thonë se martesa është gjëja më e mirë dhe më e bukur në botë, të tjera thonë se statusi më i mirë është “beqare” ose “e divorcuar”, pasi jeta jetohet me më shumë lehtësi dhe më pak stres.
Megjithatë, në aspektin e shëndetësisë një studim shkencor i Universitetit të Arizonës, i cili u botua në Journal of Women’s Health, tregon se gratë beqare dhe të divorcuara janë më të shëndetshme se gratë e martuara.
Sipas këtij hulumtimi, pasi kanë vëzhguar 79 mijë gra në fazën e tyre pas menopauzës, d.m.th. midis 50 dhe 79 vjet dhe kanë matur shëndetin mendor kur ishin beqare, të martuara ose të divorcuara. Në këtë analizë janë përfshirë matjet e presionit të gjakut dhe indeksit të masës trupore. Nga e gjithë kjo, ata arritën në përfundimin se gratë beqare apo të divorcuara jetojnë një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme se ato të martuara.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.