Studim

October 16, 2018 | 14:17

Studim / Gratë gërhasin më shumë se burrat

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e personave me të cilët jeton. Por nëse më parë ky fenomen prekte më shumë meshkujt tashmë janë gratë ato që po konsiderohen si gërhitëset më të këqija.

Në këtë përfundim ka arritur një studim,  i kryer nga Spitali Mbretëror Kombëtar i Hundës, Fytit dhe Veshëve në Londër sipas të cilit një e treta e femrave të moshës 25-34 vjeç gërhijnë fort të paktën tre netë në javë.  34 % e grave të reja të përfshira në një studim merrnin frymë duke nxjerr tingujt e bezdisshëm ndërsa flinin. Në anën tjetër rezultoi se vetëm 31 % e meshkujve të kësaj grupmoshe e bënë këtë gjë.  Studimi zbulon se gratë e reja kanë marr stafetën që dikur mbahej nga burrat,  për gërhitje, kjo gjë ndodh për herë të parë. 

Ekspertët që studiuan çrregullimet e gjumit zbuluan se ka pasur një ndryshim në zakonet e të gërhiturit. Po ndërsa në grupmoshat 25-34 vjeç gratë zinin vendin e parë, në grupmoshat më të vjetra ishin burrat që gërhitnin më fort dhe më gjatë, madje deri në agim. Në moshën 55-64 vjeç, gërhitnin 45% e burrave të studiuar ndërsa vetëm 35% e femrave u dëgjuan duke shkaktuar një zhurmë në mesnatë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top