Studim

March 28, 2018 | 8:53

Studim / Gratë me një formë të mirë fizike, më pak të rrezikuara nga Alzheimer

Një formë e mirë fizike, veçanërisht në vitet e moshës së mesme për gratë lidhet me një ulje të ndjeshme nga 25-90% të riskut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. Kështu pohon studimi i ri suedez pas monitorimit të shëndetit mendor të 191 grave përgjatë gjithë jetës së tyre.

Femrat e moshës mbi 50-vjeçare iu nënshtruan testeve të rezistencës apo stërvitjes. Ato që në moshën 50 vjeç mezi arritën të përfundonin testin, demonstruan një rrezik për t’u prekur nga sëmundja. Ndërsa për ato që i shkuan deri në fund, duke arritur dhe një formë të mirë fizike, risku për t’u prekur ishte 25%.

Për zonjat më në formë, rreziqet për Alzheimer rezultuan të jenë vetëm 5%. Studiuesit thonë se provimi i lidhjes shkak-pasojë midis formës fizike dhe demencës është shumë e vështirë, por një gjë është e sigurt: stërvitja ruan shëndetin e qelizave të trurit.

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top