Studim

October 15, 2018 | 13:35

Studim / Gratë obeze dëmtojnë shëndetin e tre brezave

Gratë që konsumojnë ushqime me yndyrë dhe lëngje rrezikojnë të dëmtojnë shëndetin e tre gjeneratave të ardhshme të familjes së tyre. Një studim i ri zbulon se zakonet e tyre të të ushqyerit mund të shkaktojnë obezitet, diabet dhe varësi ndaj alkoolit ose drogës te fëmijët e tyre, nipërit e mbesat dhe stërnipërit e stërmbesat, edhe nëse pasardhësit e tyre hanë mirë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Eksperimentet gjetën se minjtë femra që konsumonin ushqime me yndyrë të lartë përpara, gjatë dhe pas shtatzënisë, kalonin nëpër probleme metabolike dhe tendenca varësie përmes gjakut. Studiuesit në Universitetin e Zyrihut thanë se efektet e qëndrueshme të dietave yndyrore të minjve femra sugjerojnë që gratë duhet të paralajmërohen se duke u mbështetur në ushqimin e shpejtë, jo vetëm që mund të rrezikojnë jetën e tyre, por rrezikon shëndetin e brezave që do të vijnë.

“Ky studim është i pari që shqyrton efektet e kalimit të nënës deri në gjeneratën e tretë në kontekstin e varësisë si dhe të obezitetit”. Studiuesit shprehen se ngrënia e shumë hamburgerëve, picave, mishit të pulave dhe patateve ndryshon gjenet, të cilët më vonë trashëgohen nga pasardhësit. Ekspertët thonë se ky fenomen jo vetëm që zbatohet për nënat, por edhe për baballarët. Nuk kishte rëndësi nëse minjtë femra  që u ushqehen me produkte me yndyrë të lartë nuk u shëndoshën dhe as në rastet kur asnjë nga gjeneratat e mëpasme nuk konsumoi një dietë të lartë yndyre, dëmi gjenetik u krye.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top