Studim

November 26, 2018 | 13:34

Studim / Gratë që punojnë turni i tretë rrezikohen nga diabeti

Gratë që punojnë turni i tretë kanë një ‘rrezik të lartë’ për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Një studim i ri i Harvardit, ku u ndoqën 150,000 infermiere për më shumë se 15 vjet, zbuloi se orari i punës së një personi mund të pengojë elasticitetin e trupit dhe kontrollin mbi nivelet e sheqerit në gjak.

Studiuesit thonë se gjetjet tregojnë një nevojë më të madhe për të qenë të vetëdijshëm se si puna gjatë natës në një orar jo të rregullt mund të ketë ndikime serioze dhe të dëmshme për shëndetin e një gruaje. Studimet e mëparshme kanë treguar se gratë që punojnë gjatë natës kanë një rrezik më të lartë të ankthit, hipertensionit dhe madje edhe të kancerit të gjirit.

Por shkencëtarët që zhvilluan studimin e ri besojnë se kjo është e para që tregon ndikimin e kombinuar të punës gjatë natës me rrezikun e diabetit të tipit 2. Ata kombinuan shifrat nga dy studime afatgjata shëndetësore te infermieret. Studiuesit morën të dhënat për 143,410 gra pa diabet të tipit 2, sëmundje kardiovaskulare, apo kancer të cilat kishin plotësuar pyetësorët mjekësor, ushqimor dhe jetësor në intervale të rregullta.

Pas 22-24 vjet ndjekje, 10,915 nga infermieret e marra në studim u diagnostikuan me diabet tip 2. Për çdo pesë vjet pune ku puna gjatë natës kryhet me rotacion, infermieret pothuajse një e treta (31%) kishin më shumë të ngjarë të ishin diagnostikuar me diabet tip 2.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top