Studim

November 18, 2019 | 8:20

Studim / Grindjet në familje shkaktojnë probleme shëndetësore

Marrëdhëniet në familje dhe klima në të ndikojnë shumë mbi shëndetin e njeriut. Madje influencojnë më tepër sesa një raport problematik me partnerin.

Lidhjet e ngurta me prindërit, vëllezërit e motrat brenda bërthamës familjare mund të dëmtojnë psikologjikisht njeriun, dhe të lënë pasoja mbi shëndetin e përgjithshëm. Sipas studimit amerikan, ndikon kryesisht në lindjen apo përkeqësimin e problemeve shëndetësore kronike, si dhimbje koke, sëmundje të stomakut etj.

Studimet e mëparshme ishin fokusuar gjithnjë mbi efektet e raporteve në çift dhe rrjedhojat e tyre në organizmin e njeriut, por kësaj here problemet mes personave të të njëjtit gjak, ndikojnë shumë më negativisht se to.

Mjekët kanë vëzhguar të dhënat e rreth 3000 vullnetarëve duke nisur që nga vitit 1995 deri në 2014. Dhe kështu janë grindjet familjare ato që ndikojnë më negativisht në organizmin e njeriut, më pasoja shpeshherë të rënda.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top