Studim

October 7, 2019 | 9:00

Studim / Harresa është një simptomë e inteligjencës

A jeni një person që jeton në shoqërinë e harresës së vazhdueshme? Harroni datat e rëndësishme dhe ditëlindjet e miqve? Mos u shqetëso! Sipas shkencëtarëve, të harrosh është një simptomë e inteligjencës.

Pra, nëse nuk mbani mend emrin e dikujt, ose fjalë të caktuara thjesht nuk ju vijnë në mendje, relaksohuni: shkencëtarët thonë se të harruarit është shenjë e inteligjencës së madhe.

Disa njerëz dallohen për një tru më efikas dhe ruajnë me lehtësi sende dhe detaje të vogla. Por ka njerëz që nuk mund të mbajnë mend atë që mësuan përmendësh shumë kohë më parë. Sipas Paul Frankland dhe Blake Richards, studiues në Universitetin e Torontos, këto gabime të vogla të trurit janë plotësisht normale. Në disa raste, kujtimet e vjetra janë “mbivendosur” nga kujtime të reja.

Dhe kjo do të thotë që një person që ka një kujtesë të shkëlqyeshme nuk është domosdoshmërisht më i zgjuar se një tjetër që nuk e ka. Në të vërtetë, do të dukej krejt e kundërta. Sipas studiuesve, është shumë më e dobishme që truri të mësojë përmendsh gjithçka në një shkallë më të madhe, duke lënë pas fakte të vogla sesa të mësojë përmendësh të gjitha detajet.

Sipas profesorit Richards: “Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe të përqendrohet në gjërat që do ta ndihmojnë atë të marrë vendime në botën e vërtetë.”

Ja çfarë shpjegon revista Curious Mind: “Rezulton se këto dy procese ndërveprojnë me njëra-tjetrën, duke lejuar që vendimet inteligjente të merren në mjedise dinamike dhe të zhurmshme.”

Autori i studimit, Profesori Blake Richards, shpjegon se qëllimi i vërtetë i kujtesës është optimizimi i vendimmarrjes. Truri ia del mbanë të filtrojë detaje të parëndësishme dhe të ngjitet në gjëra që do të kontribuojnë në vendime inteligjente në botën reale.

“Kujtesa e keqe” është në të vërtetë një mekanizëm i trurit që shërben për të krijuar shpejt hapësirë për informacione përkatëse dhe nuk e lejon atë të harxhojë energji dhe hapësirë, duke kujtuar informacionin e parëndësishëm.

Faktet nuk perceptohen si të tilla nga truri.

Truri përqendrohet në krijimin e një panorame të përgjithshme të ngjarjeve ose një version të thjeshtuar të informacionit të caktuar, i cili mund të shërbejë si një mënyrë për të marrë vendime më të mira më vonë. Kujtimet shkojnë drejtpërdrejt në hipokampus dhe fshijnë të dhënat më pak të rëndësishme për t’u përqendruar në ato të reja që kanë më shumë rëndësi. Kjo është mënyra se si njerëzit marrin vendime gjithnjë e më të mençura.

Edhe pse e gjithë kjo është një fakt, duhet të keni parasysh që duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse zbuloni se keni harruar segmente të mëdha të informacionit thelbësor për jetën tuaj të përditshme. Nga ana tjetër nuk është e nevojshme të shqetësoheni sepse harrimi i detajeve të parëndësishme është plotësisht normal, sepse kështu funksionon truri.

Profesori Richards gjithashtu shton: “Ju nuk dëshironi të harroni gjithçka që dini, por nëse po harroni shumë më tepër se zakonisht, kjo mund të jetë shqetësuese. Sidoqoftë, nëse keni tendencën të harroni detajet e rastit, me siguri është një shenjë që sistemi juaj i kujtesës është krejtësisht i shëndetshëm dhe bën pikërisht atë që duhet të bëjë.”

 

Burimi / https://ognigiornomagazine.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top