Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë, kryesisht tek gratë ka reduktuar me 67% rrezikun nga kanceri i gjirit.
Sipas studimit të kryer në universitetet e Buffalos dhe Porto Rikos, është zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë redukton në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga kanceri i gjirit.
Gjetjet e shkencëtarëve që kanë analizuar shprehitë e ngrënies tek mbi 600 gra të moshave prej 30 deri në 79 vjet në Porto Riko, tregojnë se komponenti i quajtur “allicin” në hudhër ndalon përhapjen e pakontrolluar të qelizës. Në kuadër të punimeve u zbulua se rreziku i kancerit tek gratë që konsumojnë hudhër dhe qepë të gjallë është reduktuar me 67 % krahasuar me ato që nuk konsumojnë.
Studiuesit theksuan se përzierja e qepës dhe hudhrës mund të shkaktojë humbjen e veçorisë për parandalimin e kancerit. Shkencëtarët gjithashtu theksuan se qepa dhe hudhra mund të reduktojnë edhe rrezikun e kancerit të mushkërive, prostatës dhe të stomakut.
Në vitet ‘60 në Porto Riko, në 18 nga çdo 100 mijë gra mund të hasej kanceri i gjirit, ndërsa në vitet ‘90 ky numër është rritur në 50. Detajet rreth hulumtimit u publikuan në revistën ‘Nutrition and Cancer’.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.