Studim

January 12, 2019 | 8:54

Studim / I ftohti rrit rrezikun e infarktit

Një grup mjekësh kardiologë në Suedi kanë ngritur alarmin se në dimër sulmet në zemër janë më të shpeshta. Ata japin disa këshilla dhe rekomandojnë të tregohet kujdes në këto ditë të ftohta. Prandaj personat që vuajnë apo janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës, duhet t’i kushtojnë një vëmendje maksimale.

Ushqimi, alkooli, por mbi të gjitha të ftohtit janë përgjegjësit kryesorë për kulmin e infarkteve që regjistrohen. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ndër të cilët temperaturat e ulëta dhe fakti që enët e gjakut të disa njerëzve në rrezik nuk janë gjithmonë në gjendje të përsosur, gjatë festave të fundvitit dhe pas tyre, ka një rritje prej 37% të sulmeve në zemër.

Ekspertët të cilët janë kujdesur për këtë studim, i cili është publikuar në “Jama”, Suedi, tregojnë se i ftohti i madh është një rrezik i mundshëm për zemrën. Në ditët me temperaturë nën 0 °C rritet numri i infarkteve.

Vasokonstrikcioni në fakt mund të shkaktojë shkatërrimin e pllakave arterosklerotike. Rreziku i sulmit në zemër ulet me 3% në momentin që temperatura rritet me 8 gradë.

Prandaj kujdesuni për veten tuaj duke zvogëluar ekspozimin ndaj të ftohtit përmes veshjeve dhe ngrohjes së duhur, duke shmangur sforcimet kur temperaturat janë nën zero ose sportet dimërore të domosdoshme.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top