Aktualitet

September 30, 2022 | 8:15

Studim / Ilaçi eksperimental për kurimin e Alzheimerit rezulton i suksesshëm!

Një medikament eksperimental ka treguar se mund të ngadalësojë shkallën e humbjes së kujtesës dhe aftësisë së të menduarit tek njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit. Jo më kot është përshkruar si “moment historik” për trajtimin e sëmundjes.

Aftësia e të njohurit tek pacientët me Alzheimer që iu dha ilaçi, ra me 27% më pak se ata që morën një trajtim placebo pas 18 muajsh. Ky është një ndryshim modest në rezultatin klinik, por është hera e parë që ndonjë ilaç tregon qartë se ndryshon trajektoren e sëmundjes. Në studimin i cili përfshiu afërsisht 1,800 pacientë me Alzheimer në fazën e hershme, iu dha dy herë në javë ilaçi, i quajtur lecanemab. Ndër të tjera u vu re sesi ilaçi ngadalëson humbjen e kujtesës dhe ndikon në përmirësimin e aftësisë së pacientëve për të kryer punët e përditshme.

Miratimi i ilaçit në SHBA dhe Europë pritet të merret deri në fund të vitit. Nëse miratohet, pritet të ketë vendime të vështira se kush do të financojë për ilaçin, i cili kërkon infuzione çdo dy javë, dhe se kush do të kualifikohet për të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top