Studim

February 8, 2019 | 12:11

Studim / Ilaçi që përdoret kundër HIV-it, trajton Alzheimerin, Parkinsonin, artritin dhe diabetin

Demenca është term që përdoret për të përshkruar një sërë simptomash që ndikojnë në tru. Zakonisht kjo sëmundje përkeqësohet me kalimin e kohës, por fatkeqësisht për momentin nuk ka ilaç për të. Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se një pilulë e re, e cila është zhvilluar për të trajtuar HIV-in, mund të përdoret edhe për ta parandaluar Alzheimer-in.

Eksperimentet e kryera me qeliza njerëzore dhe te minjtë kanë treguar se ilaçi në mënyrë drastike redukton inflamacionin që ndërlidhet me moshën dhe redukton simptomat e tjera të plakjes.

Ilaçi mund të luftojë shumë sëmundje që janë të përhapura te të moshuarit, siç është diabeti i tipit2, Parkinsoni, artriti dhe degjenerimi makular – shkaktari kryesor i verbërisë.

I njohur si lamivudine, ilaçi kundër HIV-it shitet nën brendin me emrin ‘3TC’ dhe ka një kosto të lirë. Ky ilaç përdoret një herë në ditë nga personat e infektuar me AIDS, por trajtimi tek minjtë 26-muajsh – që është moshë ekuivalente me atë të një personi 75-vjeçar – ka treguar se mjaftojnë dy javë përdorim për të reduktuar inflamacionin.

Trajtimet më afatgjate kanë treguar se ky ilaç ndihmon në pengimin e akumulimit të yndyrës dhe parandalon humbjen e muskujve. Profesori John Sedivy nga Universiteti Brown në SHBA, ka deklaruar: “Kjo është shpresë për trajtimin e çrregullimeve që ndërlidhen me moshën, siç është ajo e Alzheimer-it. Por jo vetëm për të, por edhe për sëmundjet tjera si diabeti i tipit2, Parkinsoni, artriti, etj.”

Profesori tani është shumë i përkushtuar që këto zbulime të fillojë t’i aplikojë edhe te njerëzit. Lamivudine është aprovuar nga organet kompetente në vitin 1995 dhe është përdorur për trajtimin e HIV-it me dekada të tëra.

 

Burimi / Telegrafi.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top