Studim

March 19, 2018 | 9:20

Studim / Ja infeksioni që dyfishon rrezikun e kancerit të vezoreve

Sipas një studimi të ri, klamidia, infeksioni më i transmetuar seksualisht mund të shkaktojë ndërlikime të rënda saqë mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezores tek gratë. Studimi, do të prezantohet muajin e ardhshëm tek konferenca e Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit.

Gjatë viteve të fundit janë marrë shumë masa për kontrollin e infeksioneve të HPV-së, një infeksion tjetër seksualisht i transmetueshëm që thuhet se rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezores.

Por, sipas studimit të fundit, klamidia është edhe më i rrezikshëm, ku mendohet se rrit rrezikun tek kushdo që është prekur nga ky infeksion, pavarësisht kohëzgjatjes.

Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 1000 grave nga SHBA dhe Polonia. Studimi nuk tregon nëse trajtimi i hershëm i klamidisë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të këtij lloji kanceri.

Të dhënat tona sugjerojnë se sëmundjet inflamatore pelvike rrisin rrezikun për kancerin e vezores, dhe shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje është infeksioni i klamidisë”, thotë autorja kryesore e studimit, Britton Trabert, nga Instituti Kombëtar i Kancerit.

Po shohim një dyfishim të rrezikut të kancerit të vezores tek gratë që janë prekur më pas nga sëmundja inflamatore pelvike”.

Ajo shton se kanceri i vezores haset rrallë tek gratë, megjithatë probabiliteti i mbijetesës është shumë i vogël. Kanceri i vezores është shkaku i pestë i vdekjeve nga kanceri tek gratë; 55% e grave të prekura nga ky lloj kanceri vdesin brenda 5 vitesh pas diagnostikimit. Klamidia, edhe pse mund të kurohet vetëm me një pilulë ose disa antibiotikë, është shumë i vështirë për t’u diagnostikuar në kohë. Simptomat e tij shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera – si fryrja e barkut, kapsllëku, lodhje, dhimbje barkut etj.

Shpesh nuk shfaq asnjë simptomë dhe mund të diagnostikohet vetëm me anë të një testi STD.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top