Studim

September 27, 2018 | 13:35

Studim / Ja mosha kur arrijmë kulmin e vetëbesimit

Se si ne ndihemi për veten tonë ndryshon shumë gjatë jetës dhe shpesh thuhet se sa më të vjetër bëhemi aq më shumë besim fitojmë tek vetja. Tani ne kemi dhe faktet që e mbështesin këtë lajm – një studim i ri nga Psychological Buletin zbulon se në moshën 60 vjeçare ne arrijmë kulmin e vetëbesimit.

Studimi bëri më shumë se 300 studime mbi vetëbesimin në grupmosha të ndryshme, duke identifikuar një lidhje midis vitit të lindjes, gjinisë dhe nacionalitetit.

Vetëbesimi rritej vazhdimisht deri kur arrinte pikën e tij maksimale në moshën 60 vjeç dhe qëndronte e tillë për një dekadë dhe më pas në të 70-at vinte duke u ulur deri në të 80-at.

Studimi zbulonte gjithashtu se lidhja që ne kemi me veten tonë përmirësohet vazhdueshëm gjatë dekadave të para të jetës tonë. Vetëbesimi përkufizohet si “vlerësimi subjektiv i vlerave të vetes si një person”. Piku i vetëbesimit në moshën 60 vjeç ka të bëjë me atë që ti ndihesh më i sigurt në atë që je, nuk interesohesh më ndaj gjërave që të tjerët thonë për ty dhe ndihesh në paqe me trupin tënd.

Nga ana tjetër presioni i mediave sociale mund të shpjegojë dhe vetëvlerësimin e ulët që ne kemi në moshë të re, ashtu si një studim zbuloi vjet se Instagrami ishte rrjeti më i dëmshëm social në impaktin që ka në shëndetin mendor.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top