Shumë nga ne mund ta kenë problem zgjimin në mëngjes edhe pse mund të pinë një filxhan kafeje. Sipas një sondazhi më të fundit të realizuar me shoferët bëhet e ditur se si mund të kapërcehet kjo situatë. Mashtrimi më i mirë për këtë është më shumë gjumë.
Ekspertët në Laboratorin për Kërkimin e Gjumit në Universitetin e Lafborough në Britaninë e Madhe kanë arritur në përfundim se 15 minuta gjumë shtesë, pas pirjes së kafesë, rrit vigjilencën.
Kafeina zgjat 45 minuta. Kjo, megjithatë, është një kohë e gjatë për gjumë, pasi truri hyn në fazat më të thella të gjumit. Hulumtimi tregon se zgjidhja më e mirë për këtë është të flini edhe pesëmbëdhjetë minuta shtesë.
Kafeina bllokon prodhimin e komponimeve adenozine, të cilat akumulohen në trup gjë që bën që njeriu të rri më gjatë zgjuar.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.