Studim

September 6, 2019 | 8:50

Studim / Jetesa sedentare dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Një mënyrë jetese e ulur për 20 vjet dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme. Ky është përfundimi i një studimi të paraqitur gjatë kongresit të fundit të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Paris dhe realizuar nga një ekip aktiv në Universitetin e Trodheim (Norvegji). Studiuesit që kanë kryer këtë studim kanë monitoruar nivelet e aktivitetit fizik të të gjithë banorëve të shtetit skandinav për dy dekada, përfshirë popullsinë e moshës 20 vjeç e lart.

Ekipi e ndau kampionin në tre grupe, duke dalluar konkretisht subjektet joaktive, njerëzit që bënin aktivitete fizike rreth dy orë në javë dhe ata që ishin mësuar ët trajnoheshin intensivisht. Nga fillimi i hulumtimit e deri në vazhdim, studiuesit regjistruan të gjitha vdekjet dhe shkaqet e tyre. Ata vunë në dukje se, në rastin e subjekteve joaktive, rreziku i vdekjes së parakohshme ishte i dyfishtë në nivel të përgjithshëm dhe i trefishtë për rrethana specifike të ngjarjeve kardiovaskulare.

Nga ana tjetër, krahasimi i situatës së subjekteve mesatarisht aktive me atë të personave të mësuar me aktivitet fizik të vazhdueshëm, nxori në pah një probabilitet prej 60% më të lartë për të vdekur para kohe.

Rezultatet në fjalë u komentuan nga Dr. Trine Moholdt, autorja kryesore e studimit, i cila kujton se për të përfituar konkretisht nga ushtrimet fizike, është e nevojshme të qëndroni aktiv në një afat të gjatë. Moholdt theksoi se është akoma e mundur të ulet rreziku i vdekjes së parakohshme duke filluar një jetë aktive edhe pas disa vitesh pasiviteti.

Në këtë drejtim është i dobishëm të përmendet një studim i kryer nga një ekip nga Universiteti i Birmingham. Hulumtimi, detajet e të cilit janë botuar në faqet e revistës shkencore Frontiers of Physiology, ka monitoruar përgjigjen muskulare ndaj një stërvitjeje për peshën në një kampion të moshuarish (grupmoshë 70 deri në 80 vjeç) duke përfshirë të dy grupet e njerëzve; ata me një të kaluar sportive dhe subjektet joaktive.

Duke analizuar rezultatet e biopsisë së muskujve të kryer para stërvitjes dhe në një ndjekje 48-orëshe, studiuesit vunë re përgjigje të ngjashme tek të dy grupet. Ky rezultat është një provë e shkëlqyeshme që nuk është kurrë vonë të vendosësh të bësh një jetë aktive!

 

 

Burimi / https://dilei.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top