Studim

November 20, 2020 | 8:40

Studim / Kafeina e tepërt gjatë shtatzënisë shkakton ndërprerjen e saj

Studiuesit thonë se grave duhet t’u tregohet rreziku – veçanërisht nëse pinë mbi 300 miligramë në ditë, ose tre filxhanë kafe. Udhëzimet në faqen e internetit të NHS sugjerojnë që gratë shtatzëna duhet të kufizojnë kafeinën e tyre në 200 miligramë në ditë.

Autori i studimit Prof Alexander Heazell, nga Universiteti i Mançesterit, tha: “Është një rrezik relativisht i vogël, kështu që njerëzit nuk duhet të shqetësohen për filxhanin e kafesë, por është një rrezik që, sipas këtij hulumtimi, shumica nuk e dinë.”

Studimi shqyrtoi të dhëna nga mbi 1.000 gra

12% e atyre që kishin një ndërprerje të shtatzënisë konsumuan mbi 300 mg kafeinë në ditë – krahasuar me 8% që nuk pësuan një ndërprerje të saj.

Studimi arriti në përfundimin se çdo rritje prej 100mg në ditë shoqërohej me një rritje prej 27% të rrezikut të ndërprerjes së shtatzënisë. Njësia e kujdesit shëndetësor Tommy, e cila financon kërkimin e lindjes së foshnjës, mbështeti thirrjet për ndërgjegjësim.

Shefi ekzekutiv Jane Brewin shtoi: “Çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar lindin 8 foshnje të pajeta dhe arsyet shpesh nuk kanë të bëjnë me dietën dhe mënyrën e jetesës, por ka disa gjëra që mund të bëjmë për të zvogëluar rrezikun e kësaj tragjedie.”

Kafeina gjendet gjithashtu në çaj, çokollatë, pije energjike, ilaçe kundër ftohjes dhe gripit dhe disa pije freskuese.

 

 

Burimi / https://www.express.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top