Studim

June 28, 2019 | 10:10

Studim / Kafeja parandalon rrezikun e diabetit tip2

Rreth kafesë janë bërë shumë studime, ku shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në konkluzione dhe mendime të ndryshme. Por së fundmi shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se pirja e kafesë ndihmon në parandalimin e diabetit.

Sipas tyre pirja e tre ose katër filxhan kafe çdo ditë zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, sugjeron një rishikim shkencor. Studiuesit bënë 30 studimeve, të cilat përfshinë rreth 1.2 milion njerëz, për të dalë në këtë përfundim. Grupi, anëtarët e të cilit janë firmat kryesore të kafesë duke përfshirë Lavazza dhe Nestle, pretendojnë të jenë të përkushtuar ndaj shkencës së kafesë dhe shëndetit.

Studimi doli në përfundimin e se pirja e tri filxhanëve kafe u shoqërua me një zvogëlim të rrezikut me 27%. Rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2 ra deri në 7% me çdo filxhan shtesë kafeje të konsumuar. Diabeti i tipit 2 është një problem në rritje në Evropë dhe SHBA.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top