Ju tashmë e dini se sasia e tepërt e kafeinës mund t’ju bëjë nervozë. Pasojat edhe më të mëdha të kafes i ndiejnë personat që vuajnë nga ankthi, duke pasur një ndjesi më të fortë pasi kanë pirë kafen.
Kafja dhe simptomat e ankthit
Arsyeja përse kafja ka këtë efekt tek personat e prekur nga ankthi është se kafeina përshpejton funksionet trupore. Konsumi i kafes bën që zemra të rrahë më shpejt, rrit presionin e gjakut, rrit normën e frymëmarrjes. Pikërisht të gjitha këto janë simptoma të ankthit.
Ndjeshmëria ndaj kafeinës
Disa studime tregojnë se konsumimi i më shumë se 200 mg kafeinë rreth 2 filxhanë kafe, mund të rrisë gjasat e ankthit dhe sulmet e panikut tek njerëzit e ndjeshëm ndaj saj. Por, kafja nuk na prek të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Ndikimi i saj varet nga ndjeshmëria që ka trupi jonë ndaj kafeinës.
Doza e duhur e kafes
Kjo nuk do të thotë se personat që vuajnë nga ankthi duhet të heqin dorë nga kafja. Çelësi i suksesit është tek dozimi. Nuk ka një sasi të përcaktuar, por konsumoni aq sa ju bën të ndiheni mirë pa u kthyer në efekte negative.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.