Studim

October 20, 2018 | 8:45

Studim / Kafeja ul me 20% rrezikun e sëmundjeve inflamatore të lëkurës

Hulumtuesit nga Universiteti Brown në Providence (Rhode Island) thonë se ata që pinë sasi të konsiderueshme kafeje ulin shanset e tyre për të pasur sëmundje inflamatore të lëkurës me 20 % në krahasim me ata që pinë më pak se një filxhan kafeje në muaj.

Rosacea është një nga sëmundjet e zakonshme kronike të lëkurës, e cila shkakton skuqje dhe ashpërsim të saj. Dermatologët ende nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton atë, por mendojnë se mund të jetë për shkak të anomalive në enët e gjakut të fytyrës ose të baktereve në zorrë që shkaktojnë prodhimin e një kompleksi që çon në zgjerimin e enëve të gjakut.

Ata besojnë se ulja e rrezikut nga prekja e sëmundjes Rosacea është duke konsumuar kafe.  Mendohet se kafja ka veti anti-inflamatore dhe ngushton enët e gjakut, duke çuar në reduktimin e skuqjes. Hulumtimet në studimet e mëparshme kanë nxjerr konkluzione të shumta që lidhin kafenë me luftimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe depresionit dhe shpresojnë që gjetjet e tyre të ofrojnë siguri të mëtejshme në lidhje me këto sëmundje.

Ata nuk janë të sigurt në lidhje me sasinë e përdorimit të kafesë, apo sa rrezikojnë individët duke e konsumuar atë, por supozojnë se për shkak se kafeina ngushton enët e gjakut, redukton skuqjen në fytyrë e kështu ul ndikimin e sëmundjes tek individi. Në një përllogaritje të tyre ata thonë se duke pirë kafe të paktën njëherë në ditë ndikon në masën e 20% të mos prekjes nga Rosacea.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top