Një filxhan kafe në mëngjes mund të ketë përfitime më të mëdha sesa për të ndihmuar veten që të zgjoheni nga gjumi. Pirja e kafesë përgjysmon rrezikun nga lloji më i zakonshëm i kancerit të mëlçisë, tregon një studim.
Kafja përmban polifenole që mund të ndalojnë ndarjen e qelizave kancerogjene. Studiuesit nga Universiteti i Queen’s Belfast vëzhguan pothuajse gjysmë milion njerëz, prej të cilëve më shumë se tre të katërtat pinin kafe.
Ata kishin 50% më pak predispozita për t’u diagnostikuar me karcinoma hepatocelulare, që përbën nëntë nga dhjetë rastet e kancerit të mëlçisë. “Gjetjet tona janë siguruese në sugjerimin se kafeja mund të ketë përfitime shëndetësore”, tha Una McMenamin nga Universiteti Queen’s.
Autori kryesor i studimit Kim Tu Tran tha se kafja ndikon pozitivisht në shëndet për shkak se përmban antioksidues dhe kafeinë, të cilat mbrojnë kundër kancerit.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.