Sipas hulumtimeve më të reja, kanabisi mund të forcojë sistemin imunitar dhe të luftojë kancerin. Shkencëtarët kanë bërë thirrje që të kryhen më shumë studime në këtë fushë, pasi këto janë vetëm hulumtimet fillestare.
Studimet sugjerojnë se kimikati i quajtur phytocannabinoid mund të pengojë shumimin dhe shpërndarjen e qelizave kanceroze, duke bllokuar qarkullimin e gjakut në tumor dhe duke zvogëluar aftësinë e kancerit për t’i mbijetuar kimioterapisë.
Për t’i konfirmuar këto zbulime, shkencëtarët thonë se duhet të kryhen më shumë hulumtime në pacientë realë. Përveç përbërësit të lartpërmendur, edhe cannabidioli apo CBD, ka marrë vëmendje si përbërës i kanabisit dhe që mund të përdoret në mjekësinë alternative.
Nga ana tjetër, THC – substanca që gjendet në kanabis dhe i bën përdoruesit të ndihen të droguar – ende është e jashtëligjshme në shumicën e shteteve.
Hulumtuesit po hulumtojnë më shumë për phtyocannabinoidsin, e cila në mënyrë pozitive stimulon trurin, forcon sistemin imunitar dhe sistemin e hormoneve për të luftuar kundër tumoreve.
Vlen të përmendet se ky studim është publikuar në ‘British Journal of Pharmacology’.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.