Studim

March 21, 2019 | 8:35

Studim / Kanabisi i fortë rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda mendore

Kanabisi i fortë rrit rrezikun e sëmundjes së rëndë mendore. Studiuesit vlerësojnë se rreth një në dhjetë raste të reja të problemeve psikiatrike mund të jenë si pasojë e konsumimit të kanabisit të fortë, bazuar në studimin e tyre në disa qytete europiane.

Në Londër dhe Amsterdam, ku shumica e kanabisit që shitet është shumë i fortë, rreziku mund të jetë shumë më i lartë, kanë thënë studiuesit për “The Lancet Psychiatry”. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale mbi shëndetin.

Studiuesi dhe psikiatri Dr Marta Di Forti tha: “Nëse vendosni të përdorni kanabis me potencial duhet të keni parasysh, se ekziston ky rrezik i mundshëm”.

Dr. Adrian James nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve tha: “Ky është një studim i mirë dhe rezultatet duhet të merren seriozisht”. Njerëzit që përjetojnë psikozë humbasin kontaktin me realitetin dhe mund të dëgjojnë zëra, të shohin gjëra që nuk janë në të vërtetë. Ka mosmarrëveshje mes mjekëve se në çfarë mase kanabisi mund të shkaktojë ose të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor dhe shumë vende e kanë legalizuar ose dekriminalizuar përdorimin e kanabisit.

Sipas ekspertëve, kanabisi i ngjashëm me skunk me një përmbajtje THC prej 14% tani përbën 94% të drogës së shitur në rrugët e Londrës.

Studimi

Studiuesit nga King’s College London shqyrtuan përdorimin e kanabisit në 11 qytete të BE-së, përfshirë Londrën, si dhe një rajon të Brazilit. Nga 1237 persona që ishin pjesë e studimit, 901 prej tyre, të cilët përdornin kanabis, vuanin nga psikoza. Ata kategorizuan llojin e kanabisit të përdorur nga pjesëmarrësit sipas fuqisë, megjithëse nuk bënin ndonjë test laborator për të matur forcën direkt.

Studiuesit zbuluan:

Në të 11 vendet, njerëzit që përdorën kanabis në baza ditore kishin tri herë më shumë gjasa të kishin një diagnozë të psikozës së shkallës së parë, krahasuar me njerëzit që kurrë nuk kishin përdorur kanabis. Kjo u rrit në pesë herë më shumë në rastin e përdorimit të përditshëm të kanabisit të fuqisë së lartë. Autorët vlerësojnë se një në pesë raste të reja (20.4%) të psikozës në 11 vende mund të lidhen me përdorimin e përditshëm të kanabisit dhe një në dhjetë (12.2%) të lidhura me përdorimin e kanabisit të fuqisë së lartë.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top