Kimikatet dhe konservuesit që u shtohen ushqimeve mund të kontribuojnë në jetën sedentare, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë. Një studim i botuar në revistën “Circulation” tregon se fosfatet (të pranishme në shumë ushqime, veçanërisht te ato të paketuara) reduktojnë aftësinë për të lëvizur te kafshët, duke zvogëluar energjinë e muskujve ndërkohë që një tepricë fosfati u vu re në gjak.
Studimi i kryer nga Qendra Mjekësore Jugperëndimore në Dallas, shpjegon se nuk duhet të merren më shumë se 700 miligram fosfat në ditë, por rreth një e treta e njerëzve konsumojnë 3-4 herë më shumë sesa sasia e përcaktuar. Fosfatet potencialisht të rrezikshme për trupin janë ato që i shtohen ushqimeve si një ruajtës: ato gjenden për shembull në ushqime të ngrira të gatshme për t’u ngrënë, në mish të përpunuar, salsiçe dhe pije.
Studiuesit zhvilluan një eksperiment te minjtë duke u dhënë një dietë të pasur me fosfate inorganike gjatë 12 javëve. Rezultoi se ata kishin vështirësi në kryerjen e aktivitetit fizik, u zvogëluan burimet e energjisë në muskuj si dhe ndryshoi funksionimi i gjeneve të rëndësishëm për metabolizmin e muskujve.
Përveç kësaj, ekspertët studiuan nivelet e fosfatit në gjakun e mostrës që i përkiste Dallas Heart Study dhe duke pasur parasysh se sa më i madh përqendrimi i këtyre komponimeve në gjak, aq më shumë jetë sedentare bënin individët. Duke marrë parasysh përhapjen e këtyre substancave në industrinë ushqimore, studiuesit bëjnë thirrje që të zhvillohen studime të mëtejshme në këtë fushë.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.