Studim

December 8, 2018 | 13:12

Studim / Kimioterapia bllokon aktivitetin e qelizave që ushqejnë trurin

Shkencëtarët më në fund kanë filluar të zbulojnë se çfarë saktësisht shkakton kimioterapia në tru. Ata mund të ketë gjetur një mënyrë për të ndryshuar mënyrën e trajtimit të kancerit, zbulon një studim i ri.

Më shumë se gjysma e pacientëve që i nënshtrohen kimioterapisë përjetojnë një mjegullim në njohje për muaj të tërë dhe nganjëherë edhe disa vite pas trajtimit intensiv të kancerit, por mjekët nuk e kanë kuptuar me të vërtetë se çka shkakton kjo. Një ekip i shkencëtarëve të Universitetit të Stanfordit, megjithatë, ka identifikuar efektet e kimios në tri lloje të ndryshme të qelizave të trurit.

Ata mendojnë se kimioterapia  shkakton një lloj zhvillimi për disa qeliza të trurit dhe bllokon aktivitetin e qelizave që ndihmojnë për të siguruar që qelizat tona të trurit  të jenë të ushqyera mirë sepse medikamenti shkakton një përgjigje imune të tepërt. Në eksperimentet e tyre të realizuara në minj, studiuesit përdorën një ilaç për të shuar ato qeliza imune. Kjo ndihmoi në ndryshimin e efekteve njohëse të kimioterapisë, duke i dhënë ekipit shpresën se një trajtim mund të jetë në horizont.

Çdo kimioterapia është toksike për ne. Dhe trupi ynë përgjigjet në përputhje me rrethanat. Kimioterapia shpesh i bën pacientët të kenë të përziera, të jenë të paaftë për të ngrënë, i bën ata të ndihen të lodhur dhe flokët e tyre të bien.

 

Burimi / intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top