Studim

December 19, 2019 | 8:38

Studim / Konsumi i specit djegës redukton me 40% rrezikun e sulmit në zemër

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i specave të djegës katër herë në javë mund t’jua zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sulmi në zemër. Hulumtuesit kanë analizuar rreth 23,000 vullnetarë përgjatë një periudhe tetëvjeçare, duke i pyetur rregullisht për dietat e tyre.

Rezultatet kanë treguar se të rriturit të cilët hanë rregullisht speca djegës – rreth katër herë në javë – janë më pak të rrezikuar nga vdekje e parakohshme. Veç kësaj, ata kanë qenë 40% më pak të prirë të vdesin nga sulmet e zemrës, sipas akademikëve italianë që e kanë kryer këtë studim.

Sipas ekspertëve, është capsaicini – përbërësi antipezmatues dhe substanca që e krijon ndjenjën e djegies – ai që gjendet prapa përfitimeve shëndetësore të specave djegës.

Vlen të përmendet se këto hulumtime janë publikuar në revistën “Journal of the American College of Cardiology”.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top