Studim

May 10, 2019 | 9:45

Studim / Konsumimi i çajit rrit jetëgjatësinë

Një studim i kohëve të fundit ka konfirmuar se konsumimi i çajit mund t’u shtojë jetëgjatësinë. Hulumtuesit australianë kanë analizuar mënyrën e të ushqyerit të mbi 1,000 femrave të vjetra, të cilat kanë qenë 70 dhe 80 vjeç.

Studimi ka zbuluar se ato të cilët kanë konsumuar çaj çdo ditë kanë qenë 40% më të prira të jetojnë më gjatë. Hulumtuesit kanë analizuar ndikimin që konsumimi i flavanoideve kishte në rrezikun e vdekjes te femrat nga cilido shkaktar përgjatë pesë viteve të ardhshme – flavanoidet janë përbërës të cilët gjenden në ushqime të ndryshme, duke përfshirë çajin, kafen dhe çokollatën.

Shkencëtarët kanë zbuluar se 88% e femrave kishin qenë ende gjallë në përfundim të studimit pesëvjeçar dhe se ato të cilat kishin konsumuar sasi më të mëdha të flavonoideve kishin pasur rrezik më të ulët të vdekjes.

Autorët e studimit thonë nuk duhet të prisni moshën e thyer për të shijuar përfitimet e çajit, pasi konsumimi i çajit ua ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës edhe të rriturve. Çaji gjithashtu përmban sasi modeste të kafeinës dhe rrjedhimisht rrit përqendrimin.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top