Studim

January 17, 2019 | 9:09

Studim / Konsumimi i çokollatës në mëngjes ju ndihmon të dobësoheni

Ja se si ngrënia e çokollatës në mëngjes ndihmon në rënien nga pesha:

Studiuesit në Universitetin e Tel Avivit vëzhguan një grup të rriturish të shëndoshë të cilët i ndanë në dy grupe; një grup që hanin çokollatë për mëngjes dhe një grup tjetër që ndiqte një dietë të reduktuar. 

Në fund të periudhës së provës, grupi që humbi më shumë peshë ishte ai që hëngri çokollatë! Kjo funksionon për një sërë arsyesh. Nga njëra anë, çokollata e mirë rrit metabolizmin e yndyrave dhe karbohidrateve. Kjo ju bën të ndiheni të ngopur dhe më pak të prirur për të ngrënë gjatë gjithë ditës.

Dietat e reduktuara, nga ana tjetër, janë shumë të vështira për t’u mbajtur dhe kanë tendencë të prodhojnë rezultate zhgënjyese.

“Trupi juaj është si një makinë – ai ka nevojë për karburant për të punuar”, thotë Angela Ginn e Akademisë së të ushqyerit dhe dietave. “Humbja e peshës është e gjitha tek kaloritë. Vështirësia e shumë dietave është ndjenja e privimit”.

Ngrënia e çokollatës në mëngjes stimulon trurin tuaj:

Një studim afatgjatë i Universitetit të Syracuse ka zbuluar se kakao bën mrekulli në trurin tuaj. Përmirëson funksionet njohëse si kujtesa dhe arsyetimi abstrakt. Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se konsumimi i rregullt i çokollatës parandalon dëmtimin e trurit të lidhur me moshën.

Ne mund të falënderojmë flavonoidet për gjithë lavdinë antioksiduese. Hulumtime të tjera kanë arritur gjithashtu në përfundimin se çokollata rrit qarkullimin e gjakut në tru, gjë të cilën shkencëtarët e shoqërojnë me funksionin nervor të përmirësuar.

Efektet e përmirësimit të trurit përmes çokollatës janë veçanërisht të rëndësishme në mëngjes, sepse, siç thotë studiuesja Daniela Jakubowicz, ky është momenti kur truri juaj ka më shumë nevojë për energji. Ushqyesit e çokollatës e sigurojnë këtë energji brenda një kohe të shkurtër.

Çfarë lloj çokollate ju nevojitet?

Gjëja më e rëndësishme është të hahet çokollatë e mirë. Ju keni nevojë për një çokollatë të zezë, me të paktën 70% kakao, plot flavonoide të dobishme, përgjegjëse për të rënë nga pesha.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top