Studim

November 9, 2019 | 8:16

Studim / Konsumimi i duhanit dyfishon rrezikun e depresionit dhe skizofrenisë

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe skizofrenisë, sipas një studimi. Ekspertët e Universitetit të Bristol zbuluan se duhanpirësit përballen me gati dy herë më shumë me rrezikun e zhvillimit të këtyre gjendjeve të shëndetit mendor.

Në studim u morën afro gjysmë milioni njerëz. Akademikët thanë se nuk mund të provojnë se pirja e duhanit shkakton depresion ose skizofreni, duke paralajmëruar se gjetën vetëm shumë prova për t’i lidhur ato.

Rezultatet, e publikuara në revistën Psychological Medicine, gjithashtu treguan se njerëzit që vuajnë nga këto dy gjendje kanë më shumë mundësi të fillojnë pirjen e duhanit. Autori kryesor Dr. Robyn Wootton dhe ekipi i saj besojnë se nikotina pengon receptorët e dopaminës dhe serotoninës në tru.

Dopamina është një kimikat që prodhohet në mënyrë natyrale dhe rregullon emocionet e njerëzve ndërsa serotonina, që njihet si ‘kimikat i lumturisë’ kontribuon në mirëqenie.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top