Nëse jeni një nga ata persona që djersiteni çdo ditë në palestër, sepse dëshironi të keni një trup të formuar, ne kemi lajme të mira. Sipas një sondazhi të kryer në Universitetin e Alberta në Kanada, është përcaktuar që një gotë vere është e barabartë me një orë stërvitjeje.
Vera ka një substancë të quajtur resveratrol, një komponent që është i ngjashëm me atë që ju merrni kur ushtroheni. Resveratroli lidhet me performancën fizike, funksionet kardiake dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë si ushtrimi rutinë.
Udhëheqësi i këtij studimi, Jason Dyck, tha se resveratrol mund të ngjajë me stërvitjen dhe të japë të njëjtat përfitime si një sasi e vogël ushtrimi fizik. Gjithashtu duhet theksuar se vera e kuqe bën mirë për zemrën dhe parandalon plakjen.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.