Sipas një hulumtimi nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Trobe në Melburn (Australi) dhe Universiteti i Athinës (Greqi), një dietë mesdhetare e pasur me peshq të yndyrshëm, si salmoni, skumbri dhe sardelet, përmirëson funksionin e mushkërive te fëmijët 6 muajsh dhe prandaj ul simptomat e astmës.
Midis 5 dhe 12 vjeç
Fëmijët e përzgjedhur për hulumtim ishin banorë të Athinës, të moshës nga 5 deri në 12 vjeç, dhe të gjithë vuanin nga një formë e butë e astmës. Ata janë ndarë në dy grupe: i pari duhej të hante të paktën 150 gramë peshk yndyror të gatuar dy herë në javë për 6 muaj; grupi i dytë (grupi i kontrollit) nuk kishte për të bërë ndonjë ndryshim në dietë.
Peshku redukton astmën tek fëmijët
Në fund të studimit 6-mujor, studiuesit zbuluan se grupi i parë, ai që kishte konsumuar peshk dy herë në javë, tregoi një reduktim të inflamacionit bronkial të 14 njësive: sipas udhëzimeve ndërkombëtare, një rënie prej më shumë se 10 njësi mund të konsiderohet e rëndësishme.
Merita e omega 3
Dr. Maria M. Papamichael, që udhëhoqi studimin, raporton se tashmë dihet që një dietë e pasur me yndyrë, sheqer dhe kripë mund të ndikojë në zhvillimin dhe përparimin e astmës tek fëmijët, por ky hulumtim tregon se ushqimi i shëndetshëm mundet zvogëlojë simptomat e astmës. Merita do të ishte e acidit yndyror omega 3, që ka veti anti-inflamatore. “Studimi ynë tregon se ngrënia e peshkut dy herë në javë është e mjaftueshme për të reduktuar ndjeshëm inflamacionin e mushkërive tek fëmijët me astmë”.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.