Studim

April 13, 2019 | 9:35

Studim / Konsumimi i vezëve mbron sytë nga dëmtimi

Konsumi i vezëve, të paktën 4 në javë bën shumë mirë për shëndetin e syve. Sipas një studimi të publikuar në revistën Clinical Nutrition, kjo gjë mbron shikimin nga një sëmundje e rëndë që është shumë e zakonshme në moshën e tretë, makulopatia.

Rezulton se një konsum i rregullt i vezëve redukton në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje që godet retinën dhe që mund të sjellë edhe verbëri. Nga statistikat rezulton se kush ha të paktën 4 vezë në javë ul rrezikshmërinë deri në 49% në krahasim me persona të cilët konsumojnë vetëm një vezë në çdo 7 ditë.

Por jo vetëm, edhe në ato raste kur pacientët ishin të prekur nga kjo sëmundje, nëse në regjimin ushqimor shtonin sasinë e vezëve, kishte 65% më tepër mundësi që sëmundja të mos përkeqësohej. Ekspertët e universitetit Westmead për kërkime shkencore në Australi për këtë studim kanë monitoruar për 15 vjet rreth 3700 pacientë.

 

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top