Studim

November 26, 2018 | 14:36

Studim / Kromotripsi, fenomeni që shkakton tumoret

Identifikohet një prej arsyeve që mund të fusë qelizat në kaosin e tumorit, është një gabim në një mekanizëm kyç për riparimin e ADN-së që, i vetëm, fillon një seri ngjarjesh katastrofike, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature Communications”, të bërë nga një kërkim i koordinuar nga Aurelie Ernst, i Qendrës Gjermane për Kërkimin mbi Kancerin (DKFZ).

Zbulimi i këtij mekanizmi është hapi i parë për të prodhuar ilaçe në gjendje për të luftuar tumorin.

“Kaosi i shkaktuar nga defektet e riparimit të ADN-së është i frikshëm”, thotë Ernst.

“Megjithatë, mund ta luftojmë duke shënjestruar qelizat tumorale që fshehin defekte të tilla, duke përdorur ilaçe që janë në gjendje për të bllokuar mekanizmin e riparimit të ADN-së së këtyre qelizave”, shtoi ai.

Situata kaotike që shkaktohet nga gabimi i zbuluar nga shkencëtarët gjermanë ka qenë deri tani në nivelin 20-30% në tumore agresivë. Ky fenomen quhet kromotripsi dhe shkakton me një goditje të vetme qindra ndryshime, sepse kromozomet këputen në shumë pika dhe ribashkohen në mënyrë të gabuar.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top