Universiteti i Mançesterit ka konfirmuar konstatimin se njerëzit ankohen për probleme shëndetësore si artriti, fibromialgjia, dhimbja e kokës, migrena dhe dhimbjet neuropatike kanë më shumë intensitet në ditët me shi dhe lagështirë.
Duke përdorur një aplikacion smartphone, më shumë se 2 600 persona regjistruan simptomat ditore ndërsa kushtet lokale të motit u sinjalizuan nga telefoni celular falë detektorit GPS.
Nëpërmjet këtij eksperimenti u arrit të konfirmohej fakti se lagështia është shkaktari kryesor i këtyre dhimbjeve. Në ditët me lagështirë personat ankoheshin se ndienin më shumë dhimbje se në ditët me diell.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.