Larja e dhëmbëve tre herë në ditë zvogëlon rrezikun e diabetit, ndërsa sëmundjet e gojës siç janë periodontiti ose humbja e shumë dhëmbëve (15 ose më shumë) rrisin rrezikun përkatësisht me 9% dhe 21%, sipas një studimi të kryer nga Kolegji Universitar i Mjekësisë së Seulit dhe botuar në revistën “Diabetologia”.
Inflamacioni luan një rol kryesor në zhvillimin e diabetit. Studimi përfshiu 188 013 individë ku 17,5% e mostrës vuante nga periodontiti, i cili nëse nuk trajtohet, mund të çojë në humbjen e dhëmbëve. Pas 10 vitesh monitorimi, 16% e personave të kampionit zhvilluan diabet (31 545 individë).
Gjithashtu u zbulua se larja e dhëmbëve tuaj tre ose më shumë herë në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së diabetit me 8%. Në veçanti, është parë që për individët e rinj (nën 50 vjeç) të cilët lajnë dhëmbët dy ose tre herë në ditë rreziku i diabetit është më i ulët me 10-14%. Efekti mbrojtës i higjienës orale ishte edhe më i fortë tek gjinia femërore.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.