Larja në temperatura të larta konsiderohet një sistem i sigurt për të luftuar bakteret dhe për këtë arsye keni rroba të pastra dhe të pastruara në mënyrë perfekte. Por a është vërtet kështu?
Një studim i Universitetit të Furtwangen në Gjermani ka arritur në përfundime befasuese në lidhje me përdorimin e lavatriçes dhe zakonin e larjes në temperatura të larta për të luftuar papastërtitë dhe bakteret në mënyrë më efektive.
Hulumtimi i ri i botuar në revistën “Microorganisms”ka zbuluar se këto larje favorizojnë një habitat ideal (të nxehtë dhe të lagësht) për bakteret që mund të rriten dhe të lulëzojnë më lehtë brenda pajisjes. Pjesa e brendshme e një lavatriçeje nuk pastrohet kurrë plotësisht, përkundrazi, duket se është një vend ideal për bakteret. Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Furtwangen, në bashkëpunim me Universitetin e Gießen dhe Henkel AG & Co. KGaA, kryen kërkime për të studiuar kolonizimin bakterial të lavatriçeve.
Për këtë qëllim janë marrë gjithsej 50 mostra nga 13 lavatriçe. Në veçanti, studiuesit shkuan për të analizuar, sirtarin e pastrimit, dorezën e dyerve, kazanin dhe fibrat e lavatriçes. Për më tepër, pronarët e lavatriçeve u intervistuan për të mbledhur informacion mbi zakonet e tyre të larjes. Në studim, shkencëtarët donin të ekzaminonin në mënyrë specifike disa aspekte: cilat baktere gjenden në lavatriçe, ku shumohen më mirë dhe cilët faktorë ndikojnë në përbërjen e tyre.
Rezultatet treguan se doreza e derës është vendi i preferuara për bakterin “Moraxella osloensis”, përgjegjës për aromat e këqija. Sidoqoftë Diversiteti më i lartë bakterial u gjet në sirtarin e larësit. Por surpriza e vërtetë, qoftë edhe pak paradoksale, ishte se, sipas studiuesve, sa më shpesh njerëzit lanin me ujë të nxehtë, aq më e madhe ishte prania dhe larmia e baktereve. Pavarësisht se larja në temperatura të larta rekomandohet si një ilaç efektiv kundër mikrobeve.
Këtë përfundim të papritur e komentoi koordinatori i studimit, Prof. Dr. Markus Egert, ku sipas tij: “Larja në 60 °C është zgjidhja më e mirë për higjienën e lavatriçes. Rrezatimi i nxehtësisë në pjesët e tjera të makinës mund të promovojë rritjen e mikrobeve”.
Burimi / https://www.greenme.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.