Studim

March 22, 2018 | 15:17

Studim / Lëvizja e bebit lidhet me zhvillimin e eshtrave dhe forcimin e kyçeve

Ndjenja e lëvizjes së foshnjës në bark është e papërshkrueshme për shumë nëna. Po përderisa shumica e pranojnë atë si një pjesë normale të shtatzënisë, ka shumë dilema se përse ndodh kjo.

Shkencëtarët kanë zbuluar tani arsyen se përse foshnjat lëvizin kaq shumë në mitër. Dhe kjo nuk ndodh vetëm për t’ju zgjuar natën nga gjumi…

Sipas një studimi të ri të publikuar në gazetën Development, shkencëtarët në Kolegjin Trinity në Dublin, Irlandë, gjetën se foshnjat lëvizin, për shkak se tentojnë të zhvillojnë eshtra dhe forcojnë kyçet. Kjo është edhe arsyeja e lëvizjes.

Ata zbuluan se kjo lëvizje ndihmon në stimulimin e “ndërveprimeve molekulare”, që i kthen qelizat dhe indet e një embrioni në eshtra dhe kyçe funksionale

Varësisht se ku ndodhen qelizat, lëvizjet i drejtojnë ato tek formimi i eshtrave ose kërcit.

Shkencëtarët zbuluan se nëse foshnjat nuk lëvizin mjaftueshëm në mitër, ata mund të pësojnë zhvillim jonormal të eshtrave.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top