Studim

December 21, 2018 | 13:09

Studim / Lindja e fëmijëve rrit te gratë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Hulumtimet e reja sugjerojnë se lindja e fëmijëve rrit rrezikun e grave për sëmundje të zemrës. Studimi me më shumë se tre milionë gra ka zbuluar se ato të cilat lindin fëmijë janë 14% më të rrezikuara të kenë sulm në zemër apo në tru më vonë në jetë.

Për disa, shtatzënia shpie në shtim të rrezikshëm të peshës, e që lë shenjë permanente në shëndetin e zemrës së gruas. Studimi është kryer nga hulumtues kinezë dhe është publikuar në revistën prestigjioze ‘European Journal of Preventive Cardiology’.

Autori i këtij studimi, Dr. Dongming Wang, specialist në shëndetin publik thotë se, femrat duhet ta dinë që lindja e fëmijëve u rrit rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës në të ardhmen. Përveç shtimit të peshës, shtatzënia mund të shkaktojë që nivelet hormonale të grave të luhaten, e kjo ndërlidhet me rezistencë të insulinës dhe, rrjedhimisht, me diabetin e tipit 2.

Por, lajmi i mirë është se shumë gra mund të bëjnë gjëra për t’i parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Madje, sipas doktorëve, shtatzënia është koha ideale për t’i larguar zakonet e këqija të stilit të jetesës. Ata rekomandojnë ta lini duhanin, të stërviteni rregullisht dhe të hani shëndetshëm për të mbajtur peshën nën kontroll.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top