Studim

October 19, 2019 | 8:23

Studim / Lindja e një fëmije e bën më të mprehtë trurin e nënës

Nënat e reja që po luftojnë me efektet negative në tru pas lindjes së fëmijëve dhe po kalojnë netë pa gjumë, tashmë mund të gëzohen. Kjo pasi një studim ka nxjerrë përfundimin se lindja e një fëmije, mund t’i bëjë nënat mendërisht më të mprehta në jetën e mëvonshme.

Ato e kanë trurin “më të freskët” se sa gratë që nuk kanë pasur kurrë fëmijë, thotë studimi tek 12 mijë paciente. Edhe në moshën e mesme, truri i  grave është deri në gjashtë muaj më i ri dhe të paturit një fëmijë duket se shkakton një efekt të mirë për lëndën gri në tru. Ekspertët besojnë se nënat mund të përfitojnë nga estrogjeni, hormoni që prodhohet në shtatzëni, ose të kenë një forcim të sistemit të tyre imunitar nga mbajtja e një fëmije.

“Kur ju shikoni faktorët që ndikojnë në mënyrën se si ne plakemi, duke pasur fëmijë bëni një ndryshim në trurin tuaj” tha Dr. Ann-Marie de Lange, autore e parë e studimit nga Universiteti i Oslos.

“Gratë që kanë fëmijë mund të përfitojnë nga efektet pozitive në jetë, të cilat mund të lindin sepse hormonet ose faktorët imunitarë që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve kanë një efekt mbrojtës kundër plakjes së trurit.”

Studimi përdori skanime të trurit të grave të moshës së mesme, me një moshë mesatare 54 vjeç, të cilat ishin pjesë e studimit gjenetik Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Më shumë se 9,500 e grave ishin nëna. Studiuesit analizuan trurin e tyre bazuar në materien dhe vëllimin gri, përfshirë edhe zona të rëndësishme për kujtesën, siç është hipokampusi.

Ata zbuluan se trutë e grave që ishin bërë nëna ishin rreth gjashtë muaj më të rinj biologjikisht sesa ato të grave të tjera. Studimi është botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top