Studim

March 9, 2018 | 14:15

Studim / Loja Tetris ndihmon kundër traumave

Mendimet shqetësuese dhe imazhet që mund t’ju vijnë në mendje si pasojë e një ngjarjeje traumatike, mund të jenë një problem i madh për njerëzit që kanë pasur një përvojë negative. Një grup studiuesish suedezë kanë bërë një eksperiment dhe ka nxjerrë në pah se loja Tetris, mund të jetë një aleat i shkëlqyer në luftën kundër mendimeve shqetësuese.

Për shembull, kur ndodh një aksident automobilistik, mendja vazhdon ta kujtojë atë skenë me të gjitha detajet e të përjetojë të njëjtën ndjesi. Studiuesit kanë marrë në shqyrtim 71 persona që ishin përfshirë në një aksident automobilistik, duke u dhënë nga një lojë Nintendo DS për të luajtur 20 minuta me lojën Tetris.

Pacientët që kanë luajtur Tetris gjashtë orë pas ngjarjes traumatike, kanë shfaqur shenja më të pakta shqetësimesh në javën pasardhëse.

Sipas Holmes, udhëheqëses së studimit: “Kujtimet bëhen më pak ndikuese dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme, nga momenti që një nga karakteristikat e kujtimeve traumatike është pikërisht fakti se ato janë të gjalla në memorie”.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top