Studim

April 18, 2019 | 10:15

Studim / Lumturia nuk gjendet tek e jashtëzakonshmja, por tek rutina

Ndryshojnë konceptet në shoqërinë bashkëkohore. Sot lumturi konsiderohet rutina dhe jo ndryshimet e vogla, apo të mëdha të jetës. Shkëlqimi nuk qëndron më në ndodhitë e jashtëzakonshme, por në përsëritje. Pra nëse jemi në gjendje të duam dhe të kujdesemi për gjithçka që bëjmë çdo ditë, përfshirë edhe selfiet, do të gjejmë paqen dhe lumturinë.

Kjo është teoria e ekspertes së spirtiualitetit në Britani, e diplomuar në “Kings College” të Londrës, Theresa Cheung.

Është frymëzuar nga mendimi i Aristotelit sipas të cilit “ne jemi ajo çka bëjmë në mënyrë të përsëritur dhe si pasojë e jashtëzakonshmja nuk është akti, por rituali, zakoni ose rutina”. Sipas këtij mendimi njeriu arrin të gjejë paqe të brendshme, që e bën të ndjehet më mirë me veten dhe të tjerët dhe e ndihmon në marrjen e vendimeve më të mira.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top