Duket se mbipesha ndikon edhe në moshën e trurit të njeriut. Sipas një studimi të kryer së fundi, është vërtetuar se truri i njerëzve obezë është 10 herë më i plakur se sa mosha e tyre.
Studimi i botuar në revistën “Neurobiology of Aging”, hetoi trurin e 473 personave nga mosha 20 deri në moshën 87 vjeç, për të parë nëse obeziteti është i lidhur me plakjen e trurit. Pasi hetuan të gjitha rastet, studiuesit zbuluan dallime të habitshme në vëllimin e materies së bardhë të trurit tek personat mbipeshë, krahasuar me atë të personave me peshë normale.
“Tek individët mbipeshë u vu re një reduktim i zgjeruar i shtresës së bardhë në tru në krahasim me njerëzit e tjerë”, raportoi grupi i hulumtuesve nga Universiteti i Kembrixhit. Sipas studimit, truri i një personi mbipeshë në moshën 50-vjeçare, duket si truri i një personi 60 vjeç.
‘Truri tkurret në madhësi, por nuk dihet nëse njerëzit mbipeshë kanë reduktim të madh në sasinë e materies së bardhë”, tha dr.Lisa Ronan nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit. Gjithsesi studiuesit thanë se nevojiten më shumë studime për të parë se si ndikon obeziteti në tru.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.