Studim

June 13, 2019 | 10:15

Studim / Mbipesha, shkaktari kryesor i kancerit

Ndikimi i mbipeshës tek zhvillimi i kancerit nuk është më një teori. Disa studiues kanë bërë një studim dhe rezultatet tregojnë që mbipesha dhe mos aktivizimi me pune ndikon negativisht në zhvillim e kancerit. Hulumtimi i kancerit në Britani zbuloi se më shumë se një e treta e të gjitha rasteve të kancerit ishin të shmangshëm – rreth 135,000.

Shoqata e bamirësisë zbuloi gjithashtu se pesha e tepërt shkaktoi 6.3% të të gjitha rasteve të kancerit, nga 5.5% në 2011, ndërkohë që rastet nga pirja e duhanit kishin pësuar rënie. Ajo tha se duhej më shumë veprim për të trajtuar “kërcënimin shëndetësor” të obezitetit.

Në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se vendi me përqindjen më të madhe të kancereve të parandalueshme ishte Skocia me 41.5%, ndjekur nga Irlanda e Veriut në 38%, Uells me 37.8% dhe Anglia me 37.3%. Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i kancerit të parandalueshëm, megjithëse ai ra nga 19.4% në 2011, në 15.1%. E dyta ishte mbipeshë ose obeziteti, dhe e treta ishte ekspozimi ndaj rrezatimit ultra-violetë nga dielli.

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top