Depresioni i shfaqur në pleqëri është më serioz dhe i komplikuar. Kjo mbështetet nga një studim i kryer në Qendrën Mjekësore Universitare në Amsterdam, botuar në revistën “The lancet psychiatry”.
Autorët e studimit vlerësuan të dhënat e 1042 pjesëmarrësve të diagnostikuar me çrregullime të mëdha depresioni dhe monitoruan performancën e tyre për dy vite rresht duke marrë në konsideratë katër tregues: koha e sëmundjes, kursi kronik i saj, ashpërsimi dhe koeficienti i regresionit. Pas dy vitesh, u vu re se të katër faktorët sa vinin e përkeqësoheshin me rritjen e moshës së pacientëve.
Rezultatet ishin akoma më të këqija për personat mbi 70 vjeç ose më të vjetër, krahasuar me ato të grupit referues që varionin nga 18- 29 vjeç. Në këtë pikë, nevojiten më shumë studime për të kuptuar mekanizmat që qëndrojnë në bazë të kësaj lidhjeje, si dëmtimi i rolit njohës, me qëllim parandalimin e pasojave negative të një çrregullimi të madh depresiv që prek moshat e treta.
Burimi / Panorama ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.