Këshilla & Arsye

June 19, 2018 | 8:20

Studim / Meditimi dhe joga përkeqëson egon e njerëzve

Meditimi dhe joga mund t’ju shndërrojnë në person të tmerrshëm. Ky është përfundimi i një studimi të ri, i cili shton se kjo mund të dëmtojë edhe egon e njerëzve. 

yoga-junkiesop

Njerëzit kanë mendim më të lartë për veten e tyre pasi praktikojnë teknikën e lashtë të stërvitjes dhe vetëdijes. Kështu thuhej në studimin e bërë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo sjell kundërshtime se joga dhe meditimi ul vetëbesimin e njerëzve dhe i bën të mendojnë se të tjerët janë më të mirë dhe të kenë mendime negative për veten.

Studimet e mëparshme thonin se ndikojnë pozitivisht në mendje duke larguar stresin, ankthin dhe depresionin.

Studiuesit nga Universiteti i Southampton fillimisht analizuan 93 studentë që ushtronin joga gjatë 15 javë. Fillimisht ata thanë se ishin të kënaqur me veprat e mira që bënin, më pas thonin që kanë vetëbesim të lartë. Por gjetjet e publikuara në revistën Psychological Science tregonin të kundërtën.

Shkrimtari Lewis Richmond tha për ‘The Huffington Post’: Akti ku njerëzit ulen në heshtje me sy të mbyllur ose përballë një muri, me vëmendje të përqëndruar në peisazhin e brendshëm të frymëmarrjes, trupit dhe aktivitetit mendor, mund të karakterizohej të paktën si i vetëpërmbajtur. Prandaj, ata që praktikojnë meditimin për tu përqendruar tek vetja mund të bëhen më të zhytur në vetvete.

Burimi OraNews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top