Mëmësia është ndjenja më e bukur në botë për çdo grua, por nga ana tjetër të jesh nënë është një detyrë mjaft e vështirë.
Një studim i fundit i George Mason University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se mëmësia ndikon në plakje më shpejt se duhanpirja.
Grupi i studiuesve kanë analizuar të dhënat e 2 mijë grave të moshave 20-44 vjeçe, dhe zbuluan se shkurtimi i telomerës, një strukturë komplekse në fund të kromozomit, ishte i krahasueshëm me femrat pa fëmijë që ishin 11 vjet më të vjetra në moshë. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë.
Telomerët natyrshëm me kalimin e kohës bëhen më të shkurtër, por studimi i ri thotë se ky proces përshpejtohet nga të qenit prind.
Rezultatet e studimit shpjegojnë më tej se sa më shumë fëmijë të keni, më të shkurtra bëhen telomerët.
Arsye të tjera që ju shkurtojnë jetën janë qëndrimi ulur për një kohë të gjatë si dhe mungesa e gjumit.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.