Studim

March 26, 2018 | 8:45

Studim / Meshkujt nuk i preferojnë femrat që “shesin” mend

Meshkujt nuk i duan femrat kur “shesin” mend, ndërkaq femrat i dëshirojnë meshkujt që filozofojnë  në shoqëri.

Ky është përfundimi i arritur nga një hulumtim i bërë në Britani të Madhe, në të cilin kanë marrë pjesë 750 vullnetarë.

Pjesëtarët e gjinisë mashkullore, 60 prej tyre, kanë thënë që nuk preferojnë të shoqërohen me ato femra të cilat përfshihen në çdo temë, duke vënë në pah mendimin e tyre edhe për modën, edhe për politikën e nivelit të lartë.

Nga ana tjetër, 65% e pjesëmarrësve në këtë studim kanë thënë që ndër meshkujt të cilët në grupe të mëdha qëndrojnë në qoshe, heshtin, lejojnë që të jenë në hije dhe atyre të cilët “nuk mbyllen”, gjithmonë zgjedhin këta të dytët, sepse imponohen më shumë në shoqërinë e tyre.

Ajo që është minus për femrat, për meshkujt është plus. Dhe anasjelltas – thotë një ndër hulumtuesit, Tim Jakobs.

Kjo me siguri është e lidhur me strukturën e trurit, sepse dihet që vajzat ndryshojnë nga meshkujt.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top