Meshkujt që punojnë natën, sipas një studimi të kryer në Kanada, kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë ditën. Besohet se gjatë punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit. Kur trupi ynë i ekspozohet dritës, prodhimi i melatoninës zvogëlohet duke nxitur lëvizjen e shumë proceseve në trupin tonë, të cilën ndihmojnë në zhvillimin e tumoreve.
Në hulumtim morën pjesë 3.137 meshkujt të cilëve u ishte diagnostikuar i njëjti lloj kanceri. Rezultatet kanë treguar se shumica prej tyre kishin punuar për shumë kohë natën.
Në fazat e hershme, kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike. Në fazat më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë; dhimbje të lokalizuara në një ose disa kocka, sidomos në kockat e legenit dhe në vertebrat, dhimbje që vazhdojnë pa ndërprerje të paktën deri në dy javë, shenjë e kancerit të avancuar që tregon se ka prekur kockat.
Shenjat klinike të kancerit të prostatës nuk duhet të anashkalohen nga personat, e të përpiqen të realizojnë një vetëdiagnostikim, pasi këto shenja takohen edhe në sëmundje të tjera të prostatës me origjinë jo kanceroze. Përveç sëmundjes së kancerit në prostatë, meshkujt të cilët punojnë natën rrezikojnë të preken nga tumori në zorrë, fshikëz dhe në mushkëri.
Edhe pse hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se puna natën më shumë dëmton femrat, studimet e shkencëtarëve nga universiteti Kuebek tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat. Organizmi i njeriut ka orën e tij biologjike që do të thotë se ai e ka të programuar kohën për gjumë dhe kohën për punë.
Kështu gjatë eksperimenteve, analizat e gjakut treguan se 6% e gjeneve të ADN-së janë specifikisht më shumë apo më pak aktive, në periudha të ndryshme të ditës. Që kur vullnetarët nisën të punonin gjatë natës, ai rregullim i duhur gjenetik nisi të humbiste.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.