Studim

April 19, 2019 | 8:40

Studim / Mishi i kuq shkakton kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut.

Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me gati 20% rastet e kancerit të zorrëve.

Ndër produktet më të zakonshme të mishit që mendohet se sjellin dëme në trupin e njeriut janë proshutat, sallamrat, pançetat, por edhe vetë mishi origjinal i qingjit apo i viçit i konsumuar në sasi të mëdha më shumë se katër herë në javë.

Studimi nxori se 40 në çdo 10 mijë pjesëmarrës që u bënë pjesë e kërkimit shkencor duke konsumuar në ditë të paktën 21 gram mish të kuq apo të përpunuar, u diagnostikuan me kancer të zorrëve. Rastet e sëmundjes vdekjeprurëse u rritën gradualisht me shtimin e sasisë së mishit të konsumuar.

Studiuesit fajësojnë si faktorë më të dëmshëm kryesisht kimikatet që përdoren për përpunimin e mishrave, por edhe lëndët kancerogjene që prodhohen nga pjekja e mishrave me prush druri apo qymyri. Në bazë të studimit, rekomandohet që mishi i kuq apo i përpunuar të konsumohet jo më shumë se dy herë në javë, edhe pse çmohen vlerat e tij si burim proteinash, vitaminash dhe mineralesh.

Ndërkaq konsumimi i ushqimeve sa më të pasura në fibra, si drithërat, bizelet, fasulet, bajamet apo brokoli mendohet se kanë një efekt mbrojtës te stomaku dhe gjithashtu janë të dobishme për zemrën.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top